Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Vushtrri pasi kanë tentuar të vjedhin në një shtëpi private.
Njësitet policore kanë parandaluar vjedhjen kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy personat.
“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se rreth orës 03:30 të datës 17 janar 2020, në rrugën ‘Trepça’’ në Vushtrri, dy të dyshuarit në bashkëveprim, në një shtëpi private kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’, me ç’rast nga shtëpia kanë vjedhur vegla të ndryshme pune dhe veshmbathje të ndryshme. Sendet e vjedhura pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit”, thotë policia.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarve E. Sh., 25 vjeçar dhe A. V., 23 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.