Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës ka gjetur 15 mijë euro të padeklaruara në një veturë me targa të Bosnje e Hercegovinës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, që drejtohej nga një shtetas i Bosnje e Hercegovinës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe se do të trajtohen nga Dogana e Kosovës në procedurë të mëtejme doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e RKS-së, do të vazhdojë me angazhimin e saj për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.