×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjen 99 armë në një depo postare, arrestohen tre persona

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:27

    Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për medie, lidhur me operacionin policor i cili ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar, konfiskimin e një numri të konsiderueshëm të armëve, një sasie të konsiderueshme të barërave ilegale dhe gjësendeve tjera me vlerë.


    Drejtori i drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, Bashkim Spahiu, tha se polica gjatë këtij aksioni ka konfiskuar 99 armë të shkurta dhe ka arrestuar 3 persona të dyshuar dhe mjete të tjera të dyshuara.

    “Këto armë janë gjetur në një depo të një kompanie që kryen shërbime postare dhe destinacion ka qenë e gjithë Kosova. Një pjesë e medikamenteve kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe janë mbajtur në depo në mënyrë ilegale dhe janë shpërndarë me një çmim jashtë standardeve”, tha ai. /EO/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!