×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    Policia gjen armë e pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri, Elshani jep detaje

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 16:12

    Policia e Kosovës ka kryer një kontrollë në një shtëpi në veri të vendit, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, kartela grafike e miniera për prodhimin e kriptovalutave, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Elshani ka bërë me dije se një person është paraqitur në Polici dhe se po intervistohet lidhur me rastin.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, teksa aparatet për prodhimin e kriptovalutave do t’i dorëzohen Doganës së Kosovës.

    Dëshmitë e gjetur dhe të konfiskuara janë:

    -Një armë e gjatë(pushkë ajrore),

    -Pesë (5) Kartela Grafike për prodhimin e Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

    -Dyzet e dy (42) minera për prodhim të Kriptovalutave me pajisje përcjellëse,

    -Një (1) shtëpizë e Kompjuterit

    -Një (1) karikator i revoles

    -Katërmbëdhjetë (14) fishek të revoles kalibri 9 mm

    -Një (1) Radiolidhje

    -Një (1) kamerë vëzhgimi,

    -Një (1) Divijar,

    -Një (1) vulë metalike dhe

    -Një (1) Letërnjoftim

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!