Policia dhe Dogana e Kosovës pas kontrollit në një objekt afarist në Gjilan kanë hasur në mallra të kontrabanduara, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Gjatë kësaj kontrolle, janë gjetur pjesë të ndryshme të automjeteve, të gjitha prodhime serbe e të cilat nuk kanë pasur dokumente përkatëse, dhe mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
Komunikata:
Zbulohet edhe një rast i kundërvajtjes doganore
Prishtinë më 4 Shkurt 2025
Policia e Kosovës, respektivisht njësia e taskforcës e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës si rezultat i zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku pas pranimit të informatave për posedim të mallrave të kontrabanduara me datë 03.02.2025 është kontrolluar një subjekt afarist në Gjilan.
Gjatë kontrollit të subjektit janë gjetur mallra (pjese të ndryshme të automjeteve) të gjitha prodhime serbe për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, lidhur me rastin mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.