×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia gjen sërish armë dhe municion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar

    Reporteri
    04 Shkurt 2025 | 20:15

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri të vendit, saktësisht në një kotec pulash në Mitrovicën e Veriut, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se atje janë gjetur dhe sekuestruar një kalash, dy karikator kallashi me nga 30 fishekë, 473 fishekë të pistoletës, një thikë taktike, një komplet të pajisjeve për pastrimin e armës dhe një çantë të zezë.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person me inicialet Z.T, i moshës 68-vjeçare.

    “Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim, ku janë bashkangjitur edhe fotografi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!