Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, policia ka shqiptuar 392 gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
Ndërsa, ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.
Kujtojmë që me marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin COVID-19.
Kësisoj, policia për çdo ditë ka shqiptuar qindra gjoba në bazë të Ligjit për pandeminë.
Nga PK ishte bërë e ditur për media se po bëjnë kontrolle edhe në kufi për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, dhe se do të gjobitin të gjithë ata që janë pa maska dhe ata që nuk respektojnë Ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.