×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia gjobitë 622 persona për mosrespektimin e masave anti-COVID

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 10:21

    Gjatë së dielës policia ka shqiptuar 622 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat për parandalimin e përhapjes së virusit SARS CoV2.


    Gjobat janë shqiptuar në bazë të Ligjin antiCOVID-19.

    E nga mbrëmja e së premtes në vend kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19.

    Masat, sipas këtij vendimi të Qeverisë do të vlerësohen pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe si i tillë vlen deri në një vendim tjetër.

    Masat e marra parashohin tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve nëpër komuna: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!