Policia e Kosovës ka hasur në dy shtetas të Shri Lankës në fshatin Përlepnicë të Gjilani.
Siç bën të ditur në raportin 24 orësh, fillimisht kanë pikasur në një veturë të cilën në momentin që deshën ta ndalonin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik.
Në një largësi i dyshuari ka braktisur veturën që i përket një personi mashkull të Serbisë dhe ka ikur në këmbë.
Ndërkaq, në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente.
Policia njofton se gjatë bisedës me shtetasit e huaj, kanë mësuar se ata kanë hyrë me atë veturë nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.