×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i arreston tre gjilanas në një motel, dyshohen se kryen marrëdhënie seksuale me një të mitur

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 12:51

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit u kapën në një motel nën dyshimet se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, shkruan Reporteri.


    Sipas policisë tre të dyshuarit janë gjetur rreth orës 22:00 së bashku dhe dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

    Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

    “Gjilan 22.10.2020 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit janë gjetur në një motel së bashku me viktimën f/k, e mitur, me të cilën dyshohet se kishin kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!