Policia e Kosovës njofton se me datë 05.12.2021, rreth orës 11:30, në rrugën “Ramë Lajqi” në Pejë, nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), është ndaluar vetura me targa vendore dhe pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit, tek vozitësi dhe pasagjeri janë konfiskuar armë.
Policia njofton se bëhet fjalë për K.L. lindur më 1988 dhe M.G. lindur më 1988.
Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë, 1 armë (pistoletë) e tipit “zastava M-57, 1 karikator i së njëjtës armë, 6 copë fishekë të cal: 7.62mm, 1 armë ( pistoletë) e tipit “sarsilmaz” P8S, 1 karikator i armës i së njëjtës armë, 14 fishek të kalibrit 9×19 mm.
“Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë”, njofton PK-ja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.