Policia e Kosovës në Prizren e ka ndërprerë në gjysmë një dasmë, mbajtja e të cilave në bazë të masave kundër COVID ndalohet.
Policia në një njoftim për media ka thënë se sot, me datën 09.09/2021 rreth orës 11:45 Policia ne Prizren ka pranuar një informatë se në fshatin Gjonaj Has Prizren, është duke u mbajtur një aheng familjar.
Policia ka reaguar menjëherë në bazë te vendimit të Qeverise duke marrë masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë nga ana e policisë.
“Policia Rajonale ne Prizren, vazhdimisht ka bere thirrje për respektim te masave dhe ligjit për masat e veçanta dhe te përgjithshme te vendimit te Qeverise dhe ligjit anti covid19, andaj ne te gjitha rastet do te veproje ne baze te kompetencave ligjore dhe do te marre masat adekuate përkatëse”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.