Policia e Kosovës ka identifikuar personin i cili sot ka vendosur afishe me mbishkrime provokuese në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903”, në Mitrovicë.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se ndaj këtij të fundit është shqiptuar fletëparaqitje për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Në orët e mesditës së sotme në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e vitit 1903” nga person /na të panjohur janë vendosur afishe me mbishkrime provokuese. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë ndërmarrë veprime operative e hetimore për identifikimin e të dyshuarit, si rezultat i hetimeve dhe pamjeve të nxjerra nga kamerat e asaj rruge është identifikuar një veturë dhe personi i dyshuar i cili dyshohet të i ketë vendosur afishet. Ndaj të dyshuarit A. A., m/k/s, është shqiptuar fletëparaqitje për ‘Prishje të Rendit dhe qetësisë Publike’”, thuhet në njoftim.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.