Policia identifikon të miturin që sulmoi dje gruan në Lipjan

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor personin i cili dyshohet se e sulmoi dje gruan në Lipjan.


I dyshuari është 17 vjeç, pas intervistimit ai është liruar.

“Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”, tha policia.

“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se gruaja në fjalë është nën mbrojtje shtetërore dhe institucionale. 

Shteti merr në mbrojtje gruan rome që u sulmua dje