×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Policia interviston edhe katër zyrtarë të FFK-së, dyshohen për zhvatje dhe keqpërdorim të pasurisë së federatës

    Reporteri
    04 Prill 2023 | 16:15

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë vazhduar intervistimet brenda Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Sipas njoftimit të tyre sot janë intervistuar katër persona zyrtarë të FFK-së nën dyshimin e zhvatjes dhe keqpërdorimit të pasurisë së federatës.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 04.04.2023, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së.”, thuhet në komunikatë, përcjell Reporteri.net.

    Sipas Policisë të dyshuarit “kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.”

    Ashtu siç ka njoftuar Policia kjo veturë është sekuestruar.

    “Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar.”

    Këta persona dyshohen të kenë kryer veprat penale  “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangia nga tatimi” dhe të njëjtit pas intervistimit janë liruar.

    Për të njëjtat vepra penale i është caktuar masa e arrestit shtëpiak edhe kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!