Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar personat që sulmuan kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në qytetin e Skenderajt, dy ditë më parë.
Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore në Skenderaj. Një grup i njerëzve fyen dhe sulmuan me gjësende të ndryshme të parin e Lëvizjes Vetëvendosje, pas arritjes në qytet.
Personat që shkaktuan këtë incident u intervistuan nga Policia e Kosovës dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.