Është arrestuar kryetari i Istogut Haki Rugova dhe ish-nënkryetari i kësaj komune, Lulzim Blakaj dhe zyrtari ligjor, Faton Bujupi.
Arrestimi i tyre është bërë sot pasdite me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë tre të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Mund të konfirmojmë se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) më, 09.10.2020 kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘konflikti i interesit’ dhe ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’”, ka thënë për Reporteri.net Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Rugova dhe zyrtarët e tjerë janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.