Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës. Njëra nga veturat është rrokullisur dhe ka marrë zjarr, shkruan Reporteri.net.
Menjëherë pas aksidentin në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin.
Reporteri.net ka siguruar video nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohe nga Policia kanë thënë se nga aksidenti ka edhe të lënduar por ende nuk dihet numri i të lënduarve.
“Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Gashi.
“Ka persona të lënduar, por ende nuk dihet saktësisht sa persona të lënduar janë”, ka thënë Gashi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.