Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin për të cilin raportoi gazeta online Reporteri.net.
Sipas Policisë, në aksidentin ku janë përfshirë tri automjete kanë mbetur të lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.