Aksident i rëndë trafiku ka ndodh në Orllan të Podujevës, ku në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një fugon, si pasojë e aksidentit tetë persona kanë mbetur të lëndua, një prej tyre është në gjendje të rëndë.
Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ku ka thënë se dyshohet se një fugoni derisa po lëvizTe ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veturë të parkuar, shkruan Reporteri.net
”Rreth ores 17:30, kemi pranuar informaten per nje aksident trafiku ne fshatin Orllan te Podujeves. Ne aksident kane qene te perfshira nje veture dhe nje furgon. Mbeshtetur ne ekzaminimet e bera ne vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte ne levizje, per shkaqe deri tani te panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur nje veture te parkuar.Si pasoje e aksidentit lendime trupore kanë pesuar tetë persona, njëri trej tyre është në gjende të rëbdë dhe është dërguar në QKUK për tretman. Me rastin po merret njesiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për Reporterin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.