×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia jep detaje për burrin dhe gruan që u gjenden të vdekur në Rahovec: Dyshohet se u asfikësuan pasi u dogj një kolltuk

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 17:29

    Dy persona, burrë e grua, janë gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

    Drejtoria rajonale e Policisë së Gjakovës njoftoi përmes një komunikate për media se çifti u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

    Policia thotë se burrë e grua dyshohet se vdiqën pasi u asfikësuan pasi u dogj një kolltuk, shkruan Reporteri.net.

    “Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave”, thuhet në komunikatë.

    Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, Policia thotë se “dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk nga një prizë elektrike”.

    “Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “hetim i vdekjes””, thuhet në komunikatën e Policisë së Gjakovës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!