×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për burrin që i ra shuplakë gruas duke dalë nga QKUK-ja

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 9:07

    Mbrëmjen e së martës, një burrë është parë duke i rënë shuplakë në kokë gruas së tij, derisa të dy dilnin nga QKUK’ja.


    Policia ka dhënë detaje për këtë rast.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se në lidhur me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit, palët të lirohen në procedurë të rregullt.

    “ Bazuar në video incizime, vërehet i dyshuari mashkull kosovar duke dalur nga emergjenca e QKUK-së ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovar. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

    Ndërkohë, është bërë e ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!