×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për këmbësorin që u godit në zebra në Prishtinë

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 22:15

    Një person është goditur nga vetura në rrugën afër tregut të gjelbër në Prishtinë.

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga aksidenti në kryeqytet është lënduar këmbësoi që u godit nga vetura.

    Ai është dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi ka marrë lëndime trupore.

    “Rreth orës 21:00 në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Këmbësori ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti nga Policia Rajonale e Prishtinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!