Policia e Kosovës ka dhënë detaje për operacionin e gjerë “Shënjestra” i cili u zhvillua gjatë ditës së sotme në gjashtë rajone të Kosovës, ku u bastisën gjithsej 27 lokacione.
Sipas Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Rexhep Fetahu gjatë këtij aksioni janë arrestuar 18 të dyshuar dhe janë sekuestruar 57 armë, 9 mijë fishekë, dy vetura dhe 10 mijë euro para të gatshme si dhe 25 telefona celularë shkruan Reporteri.net.
Sipas Fetahut i shënjestruar ishte një grup i individëve, cilët vazhdimisht kanë trafikuar armë dhe municione, kryesisht nga Maqedonia duke shfrytëzuar rrugët malore.
Bëhet fjalë për armë me gaz të cilat prodhohen në Turqi, ku blihen me çmim të ulët dhe shiten në tregun e Kosovës.
Policia njoftoi se hetimet kundër këtij grupi kanë filluar qysh vitin e kaluar, dhe se grupi grupi ishte nën llupën e policisë për më shumë se tetë muaj.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.