×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për përleshjen e përgjakshme në “BeerFest”

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 23:51

    Në Festivalin e Birrës, i cili po vazhdon të mbahet në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje në mes disa personave.


    Për shkak të kësaj përleshje policia ka arrestuar gjashtë persona kurse dy të tjerë për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjencë.

    Këtë e konfirmoi për Reporteri.net edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth ores 22:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit të Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur më këtë rast policia ka shoqëruar në stacion 6 persona”, tha Ahmeti për Reporteri.net.

    Me rastin po vazhdojnë të merren njësitet policore. /Reporteri.net/.

    https://www.youtube.com/watch?v=9ZN25-g9xIg

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!