×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për personin që kërcenoi me jetë djalin e Isa Mustafës

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 9:37

    Besnik Mustafa, djali i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, ka marrë një mesazh kërcënues në rrjetin social Facebook, nga një person i panjohur

    Për këtë rast, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku është theksuar se Mustafa e ka lajmëruar rastin në polici.

    “Prishtinë, 26.12.2019-15:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se më datë 26.12.2019 rreth orës 23:20 ka pranuar një mesazh kërcënues në profilin e tij privat në rrjetin social Facebook nga një profil me emër mashkulli. Sipas ankuesit i dyshuari e kishte fyer, ofenduar në baza familjare dhe e kishte kërcënuar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thekson raporti.

    Ndërkaq Mustafa e ka publikuar mesazhin në Facebook. Në mesazh thuhet ndër tjera nga dërguesi se “kom me të kall për së gjalli” e shumë ofendimi tjera banale.

    Mirëpo ky mesazh nuk e ka shqetësuar shumë Besnik Mustafën.

    Ai në Facebook ka shkruar: “Një prej zagarëve….bile mos u mshefni, nëse keni diqka veq kallxoni ku doni qysh doni”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!