×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për policin që dyshohet se vrau veten

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 23:21

    R.H., pjestar i Policisë së Kosovës dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug, me armë zyrtare.


    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjesëtari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tij”, thotë Hashani për Reporteri.net.

    Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit.

    “Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, ka thënë Hashani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!