×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për therjen me thikë në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 10:01

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me therjen e mbrëmshme që ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ndërsa një person ka mbetur i lënduar.


    Bajram Krasniqi nga zyra për informim e Policisë së Kosovës, tha se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

    Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentativë dhe lëndim i rëndë trupor.

    Ai ka bërë të ditur se dy prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje dhe ndaj personit të tretë kishte pasur urdhëresë aktive, e cila është zbatuar.

    “Më 20.12.2019, në ora 22:55, në polici është raportuar për një rast në rrugën ‘Eqrem Çabej” në Prishtinë. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, kanë arrestuar tre të dyshuar, një tjetër vazhdon të kurohet në spital. Bëhet fjalë për rast ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’. Me aktvendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë, i treti kishte urdhëresë aktive ndaj të cilit do të zbatohet urdhëresa”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!