Policia e Kosovës ka konfirmuar se një i mitur i moshës 12-vjeçare është goditur për vdekje nga një eskavator. Rasti ka ndodhur në fshatin Skivjan të Komunës së Gjakovës.
Lirije Podrimaj ka thënë se fëmija i moshës 12-vjeçare është goditur nga eskavatori në lëvizje, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.
Po ashtu ka konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor.
“Ju informojmë se në ora 19:12 policia në Gjakovë ka marr informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një eskavatori në lëvizje dhe një këmbesori, femijë i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës”.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve”, ka deklaruar ajo për Insajderin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.