×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vdekjen e policit në Prizren, cilësohet si vdekje e dyshimtë

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 9:27

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Policia 64 vjeçar ishte jashtë detyrës në momentin kur ka ndërruar jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!