Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një përleshje me thika mes dy grupeve të të rinjve në Dragobil të Malishevës. Lidhur me këtë rast ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Reporteri.net se janë arrestuar personat e përfshirë në këtë rast dhe se janë konfiskuar dy vetura. Rasti është iniciuar si “vrasje” dhe’ pjesëmarrje në rrahje’.
“Policia në Malisheve ka pranuar informacionin se me datë 27.12.2019 rreth orës 23:25, disa persona të lënduar kanë kërkuar ndihme mjekësore në qendrën e mjekësisë familjare në Malishevë. Policia menjëherë ka shkuar ne lokacion. Dyshohet se rreth 9 persona kanë marr pjese në një rrahje ne rr. “Ahmet Paqarizi” Dragobil- Burim dhe si pasoje e lëndimeve të marra mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Hoxha.