×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për zjarrin e madh te tregu me shumicë në zonën industriale

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 8:58

    Në rrethana ende të panjohura, katër depo të mbushura me pemë dhe perime janë përfshirë nga zjarri të enjten rreth orës 16:00 te tregu me shumicë në zonën industriale.


    Policia ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh se nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan Reporteri.net.

    “Tregu me shumicë-Zona industriale, Prishtinë 01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë  katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë. Njësit relevante dhe  ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!