Nga zjarri i shkaktuar në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, nuk është lënduar asnjë person.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Ai tha se zjarri është lokalizuar edhe pse në afërsi kanë qenë dy vetura.
“Rreth orës 16:20 është raportuar se në rrugën “Fehmi Agani” është duke u djegur një ‘serrë’. Njësia policore menjëherë ka shkuar në lokacion si dhe janë njoftuar njësia e zjarrëfiksave. Sipas njësisë në atë lokacion nuk ka pas rrezik megjithëse dy vetura kanë qenë në afërsi mirëpo zjarrëfiksat kanë arritur shumë shpejt dhe kanë reaguar”, tha Hoxha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.