Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri i shkaktuar në një objekt banesor në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka treguar se zjarri është lokalizuar dhe është evituar çdo rrezik.
“Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”, ka treguar ai.
Ndërkaq, detaje e tjera të këtij rasti, sipas Borovcit, do të bëhen të ditura pasi nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.