Një lokal u përfshi nga flakët dje në rrugën “Luan Haradinaj” në kryeqytet.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku edhe jep detaje të tjera lidhur me rastin, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se shkaktari i zjarrit është instalimi i rrymës elektrike.
“Ankuesi m/k ka informuar se lokali ku punon është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Dyshohet se shkaktari i zjarrit është instalimi i rrymës elektrike.”, thuhet në raport.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka raportuar edhe dje për këtë ngjarje dhe ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.