Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vjedhjen bankës TEB , mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Sipas informacioneve të deri tanishme dyshohet se katër hajna kanë vjedhur bankomatin bashkë më një shumë të konsiderueshme parash. Të njejtit ndodhen në arrati.
“Me 07.04.2019 rreth ores 04:00 ne Rr.Nazim Gafurri-Prishtinë është raportuar rasti vjedhje e bankomatit.
Sipas informacioneve të para dyshohet se 4 persona kanë depertuar me forcë në objektin ku ka qenë i vendosur bankomati.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjës është ngritur dyshimi se të dyshuarit duke përdorur substancë shpërthyese kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të parave nga kasaforta e bankomatit dhe më pas janë larguar nga ai lokacion me veturën e tyre.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim identifikimin e të dyshuarve si dhe ndriçimin e plot të saj”, ka thënë Agron Borovci nga policia rajonale e Prishtinës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.