×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje se si ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti e vdekur ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 11:51

    Gazeta Online “Reporteri.net” pak më parë raportoi për vdekjen e 44-vjeçares nga Gjilani, ish-asamblistja e PDK-së, Arzie Nuhiu, e cila dyshohet se ra nga kati i pestë i banesës.


    Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për Reporteri.net.

    Siç njofton Policia, rasti tragjik ka ndodhur sot rreth orës 03:50, në rrugën “Raif Halimi”, ku në pjesëm e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës.

    “Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

    Tutje, Policia njofton se dyshimet fillesatare janë se viktima Nuhiu ka rënë nga ballkani i saj ku ishte duke jetuar.

    “Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar. Në  vendngjarje   ka  prezantuar  shërbimi  Emergjent (ndihma e parë ) ku nga   mjeku  kujdestar i  kësaj  njësie  është   konstatuar  vdekja . Në  vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për  “Krime  të Rënda”, njësitet  e  hetimeve dhe forenzikës rajonale . Prokurorin i shtetit ka urdhëruar që trupi  i pa  jetë   dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore –  Prishtinë”, thuhet ndër tjera në njoftimin e Policisë.

    Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, gjersa hetimet nga Policia vazhdojnë.

    “Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen. Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshimt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë Rajonale të Gjilanit për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!