Të premten pas mesnate, ndodhi një vraje në Mitrovicë, ku viktima u vra me thikë.
Është raportuar se viktima dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati.
Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
Policia ka dal me një raport shtesë për vrasjen në Mitrovicë. Gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.
Raporti i plotë shtesë:
Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021 – 00:10. Lidhur me rastin, me urdhër të prokurorit përgjegjës dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, njësia e hetimeve rajonale Mitrovicë Jugu kanë kryer kontrolle në disa lokacione në kërkim të të dyshuarve, mirëpo nuk janë hasur deri me tani. Ndërsa gjatë kontrollit në një lokacion ku dyshohej se mund të gjenden të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike. Rasti nën hetime.
/Reporteri.net/