Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksionit të së enjtes në Ferizaj ku arrestoi 12 zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.
Aksioni është zhvilluar të enjten, ndërsa në raportin e Policisë thuhet se si rezultat i hetimeve shtesë janë arrestuar 12 të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale.
“Gjatë kontrollit në zyrën e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind (17.700.00) euro, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm).”
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.