Policia e Kosovës ka ka dhënë detaje të tjera për aksion e ditës së djeshme në Karaçevë ku u arrestuan dy persona si të dyshuar për për përfshirje në bixhoz të paligjshëm dhe aktivitete të tjera kriminale.
Ndërsa sot, Policia ka dalë me raport zyrtar, ku ka treguar se janë kontrolluar disa shtëpi dhe objekte përcjellëse prona të gjashtë personave të dyshuar.
Aty janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, katër shtëpiza, tre llap top, tre monitor, dy TV, një pistoletë me gas, 17 fishekë, një gjenerator dhe 469.15 € kesh para. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar dhe të njëjtit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.