Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish-deputetit, Zafir Berisha.
Sipas policisë, dje në rrugën “Suzi Qelebi” në Prizren, janë arretsuar dy të dyshuar pasi të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“PENGIM I PERSONIT ZYRTAR/ Rr. Suzi Qelebi, Prizren 08.06.2022-14:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Berisha dje ka thënë se nuk është e vërtetë që ka penguar ndonjë zyrtar policorë, por një tiketë dënimi i është shqiptuar derisa e kishte parkuar veturën para Shoqatës së Veteranëve. Por, sipas Berishës, ai nuk ishte i vetmi që e kishte parkuar veturën aty, por i vetmi që u gjobit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.