Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është duke e kërkuar një veturë, shkruan Reporteri.net.
Kjo veturë po kërkohet me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Prokuroria ka kërkuar që të ndalohet vetura dhe për këtë të njoftohet Departamenti Special Anikorrupsion.
“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të prokurorisë, Policia e Kosovës nga të gjitha njesitë e saj në teren dhe ato të policisë kufitare ka kërkuar ndalimin e veturës (targat dhe dhe detajet tjera të njohura per Policinë) të ndalohet vetura në fjalë dhe të njoftohet Departamenti Special Antikorrupsion, apo zyrtarët kompetent të tij”, tha Hoxha.