×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap 67 kg drogë në Rahovec, arrestohet një person

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 21:27

    Drejtoria Rajonale e Gjakovës në bashkëpunim me Departamentin e Antidrogës kanë ndërmarrë aksion në Rahovec me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 67 kg drogë të llojit marihuanë. 


    Këtë e ka bërë të ditur Daut Hoxha zëdhënës i policisë për Reporteri.net.

    “Njësiti i antidrogës në Gjakovë i cili njësit është në kuadër të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Policinë e Kosovës, sot rreth orës 14:00 ka siguruar informacione relevante se një person i dyshuar në Rahovec mbanë në posedim në pronën e tij sasi të substancave të dyshuara narkotike. Pas vlerësimit të situatës, janë aktivizuar njësitet kompetente policore në rajonin e Gjakovës dhe në konsultim edhe me organet e drejtësisë është realizuar një kontrollë/bastisje në objektet e që dyshohej se ishin në shfrytëzim nga personi i dyshuar”.

    “Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram”, ka deklaruar Hoxha për Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes për sigurimin e dëshmive materiale dhe një person është arrestuar nga policia ,i cili me urdhër të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë për vazhdimin e procedurave tjera ligjore. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!