Policia e Kosovës ka sekuestruar kokainë në vlerë rreth 10 mijë euro, që i ka gjetur në një veturë të cilën e ka ndaluar në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, shkruan Reporteri.net.
Në cilësi të provave janë sekuestruar 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon cellular.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent ku në konsultim me të cilin personi I dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.