×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap në Mitrovicë 50 persona nga Lindja e Mesme

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 12:05

    Rreth 50 persona janë kapur në Mitrovicë në një autobus që po lëvizte ilegalisht drejt Serbisë duke përdorur Kosovën si rrugë tranzite.


    Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se bëhet fjalë për migrantë sirianë dhe të nacionaliteteve të tjera.

    Aktualisht, ata po mbahen në Stacionin Policor në Mitrovicë.

    Reporteri.net ka siguruar edhe pamje ku të njëjtit shihen para Stacionit Policor në këtë komunë.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar edhe Zyrën për Informim në Policinë Mitrovicës lidhur me këtë çështje, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

    Gazeta mëson se emigrantët e kapur do të dërgohen në qendrën e azilit në Prishtinë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!