Policia e Ferizajt ka identifikuar një 19-vjeçar, i cili ishte incizuar duke drejtuar një veturë BMW me shpejtësi prej 170 kilometrash në orë në një zonë të banuar, ku kufizimi ishte vetëm 40 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë, i riu me inicialet R.T. ishte evidentuar përmes një video-incizimi duke vozitur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj. Videon e kundërvajtjes ai e kishte publikuar edhe në rrjetet sociale.

Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se 19-vjeçari nuk posedonte patentë shoferi. Ai e ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e incizimit.

Reklamë

Ndaj tij janë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe është iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatë.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë shoferi, pasi sjelljet e tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën dhe sigurinë e qytetarëve.