Gazetari Parim Olluri ka njoftuar se Policia i ka dërguar atij thirrje për paraqitje në stacion policorë, për tu intervistuar rreth një artikulli të publikuar nga ai në portalin ‘Insajderi’.
Sipas Ollurit, fjala është për një artikull rreth ish-deputetit të LDK-së Gani Geci.
Olluri thotë se policia përveç se e ka ftuar atë për intervistim për një rast që nuk mund të ketë vepër penale, pasi as shpifja nuk konsiderohet e tillë, ai tregon se policia edhe e ka kërcënuar përmes thirrje se nëse nuk paraqitet do të mund të arrestohet.
Tutje, drejtori i ‘Insajderi’ bën të ditur se nuk e ka ndërmend t’i përgjigjet kësaj thirrje.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Njoftim:
Jam duke pritur oren 14:00.
Per t’u bindur se a po shnderrohet Policia ne marionete te grupeve te interesit, te cilet jane protagoniste te shkrimeve te mediave.
Gani Geci eshte ankuar ne Polici per nje artikull te Insajderit.
Policet, ne vend se ta udhezojne qe te beje padi ne gjykate per pretendimet e tij, meqe shpifja eshte veper civile, keta hapin rast penal kunder meje.
Me dergojne ftese qe te paraqitem me urgjence ne stacion policor, duke u thirrur ne nenin me te cilin ftohen personat qe perbejne rrezik per perseritjen e vepres penale.
Sipas tyre, nese nuk paraqitem ne stacion policor atehere do te arrestohem.
Une refuzoj qe te shkoj ne stacion policor ne ora 14:00, pa u njoftuar zyrtarisht se cfare vepre penale paskam bere me publikimin e shkrimit per Gani Gecin.
Po i pres ne Insajder ne ora 14:00.
Ky eshte precedent i rrezikshem per gazetaret. Nese Policia nuk terhiqet nga ky skandal, atehere secili prej lidereve te partive qe jane perdite protagoniste te shkrimeve tona mund te na denoncojne ne Polici dhe te na arrestojne brenda dites.