×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje, ia publikon foton

    Reporteri
    07 Mars 2025 | 12:56

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për një rast vjedhje.

    Në faqen e Policisë është publikuar foto e tij, teksa është bërë me dije se rasti për të cilin po kërkohet ka ndodhur më 20 tetor 2023 në parkingun e një qendre tregtare që gjendet në Prizren, shkruan Reporteri.net.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren

    – E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!