×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e 43 vjeçarit nga Deçani, dyshohet për vrasjen e një personi

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 14:34

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për veprën penale “vrasje e rëndë”.


    Bëhet fjalë për 43-vjeçarin, Haki Gjocaj nga Baballoqi i Deçanit.

    Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!