×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij njeriu, tregon emrin dhe moshën

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 15:12

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.


    Personi i dyshuar sipas Policisë së Kosovës është NASER (ZENUN) OSMANAJ, i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.

    I dyshuari është i kërkuar nga Gjykata Themelore Ferizaj për veprën penale “Mashtrim, transmeton Reporteri.net.

    “Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë”, thuhet në apel të PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!